Sporti

Dembele pranon të largohet nga Barcelona në këtë merkato

01/27/2022 12:27
nga:E K

Barcelona ka arritur ta bind sulmuesin francez, Ousmane Dembele që të largohet në këtë afat kalimtar të transferimeve.

Francezi ka kontratë me ‘Blaugranët’ deri në fund të sezonit dhe ia ka bërë të qartë skuadrës se nuk do rinovojë kontratën, shkruan GazetaBlic Sport.

Duke e parë këtë situatë, Barcelona dëshiron që të përfitojë ekonomikisht nga largimi i tij pasi në verë do mund të largohet me parametrat zero.

Francezi ka pranuar që të largohet që tani nga Barcelona, kurse klubi spanjoll do të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të tij.

/GazetaBlic Sport/