Lajme

Deliu: S’është koha për kryeneçësi, duhet përgjegjësi shtetërore për jetën e tre qytetarëve të Kosovës dhe shqetësimin e familjarëve të tyre

06/14/2023 16:13
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet fuqishëm, edhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtarë, që tre zyrtarët tanë policorë të lirohen sa më parë dhe të rikthehen tek familjet dhe shtëpitë e tyre, raporton GazetaBlic.

Deliu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se është koha për për përgjegjësi politike e shtetërore.

Shkrimi i plotë:

Tani, para se gjithash, Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet fuqishëm, edhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtarë, që tre zyrtarët tanë policorë të lirohen sa më parë dhe të rikthehen tek familjet dhe shtëpitë e tyre.

Nuk është koha për kryeneqësi e populizma, por për përgjegjësi politike e shtetërore. Për jetën e tre qytetarëve të Kosovës dhe shqetësimet e tri familjeve të cilat aktualisht janë në ankth e frikë.

Për të tjerat, për llogari e betejë politike, një herë tjetër!