Lajme

Deliu për shkarkimin e Krasniqit: Të përfshirë ka më shumë zyrtarë, Prokuroria të veprojë

04/24/2024 15:12
nga:G C

Për shkarkimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Kraniqit ka shkruar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se për kontratat e njëburimore e Qeverisë aktuale kalon shifrën mbi 200 milionëshe.

Sipas saj, janë të përfshirë më shumë zyrtarë, e cila kërkoi përballje me drejtësinë.

“Krasniqi, anëtar i Vetëvendosjes, ishte arrestuar nën dyshimin për tri vepra penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare – që përfshinë dy kontrata njëburimore në vlerë 3.5 milionë euro. Por, siç e dijmë të gjithë, kontratat njëburimore gjatë kësaj qeverie tejkalojnë shifrën e 200 milionë eurove. Të përfshirë në to ka shumë më shumë zyrtarë. Shkarkim dhe përballje me drejtësinë për të gjithë, pa asnjë amnestim, qofshin ata edhe ministra. Prokuroria dhe organet e drejtësisë të veprojnë menjëherë!:, ka shkruar ajo në Facebook.

KEK: Bordi liron nga detyra Nagip Krasniqin