Lajme

Deliu – Kodra: Krerët e UÇK-së do të triumfojnë sërish ndaj Serbisë

11/05/2022 11:15
nga:Astrit Gashi

Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ka kritikuar sjelljen e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në dy-vjetorin e arrestimit të tyre, ajo ka thënë ish-udhëheqësit e UÇK-së po mbahen në Hagë pa transparencë dhe pa mbështetjen e shtetit.

“Krerët e UÇK-së tash e dy vjet po mbahen në Hagë, pa proces gjyqësor, pa transparencë, pa mbështetje të shtetit! Por, askush nuk mund ta ndryshojë historinë! Ata do të triumfojnë sërish ndaj Serbisë! Sërish do të trimfojë e vërteta!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.