Lajme

Deliu i reagon Haxhiut: S’ka më manipuluese se ajo, dështimet varg e Kushtetutën e kanë bërë tepih

07/02/2024 22:59
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa ajo ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se s’ka më kontradiktore e manipuluese se Haxhiu.

Ajo ka shtuar se i kanë dështimet varg e Kushtetutën e kanë bërë tepih dhe dalin e ankohen edhe pas katër vitesh.

Postimi i saj i plotë:

Moti dikush ma kontradiktore, e thatë edhe manipuluese nuk ka qenë në media, sesa Albulena Haxhiu. Dështimet varg. Kushtetutën e kanë bo tepih. Edhe pas katër vitesh ju del rend me u anku e arsyetu. Të padijshëm!

 

Haxhiu si Kurti, sulmon Gjykatën Kushtetuese: Është opozitë e Qeverisë

 

Haxhiu ankohet se Kushtetuesja e PDK-ja ua “ndalën’ reformën në drejtësi