Lajme

Deliu: Hedhja e fotografisë së një ish-presidenti në mbeturina mungesë respekti ndaj vetë shtetit

03/11/2026 13:41
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas fotografisë së ndarë në media të ish-Presidentit, Hathim Thaçi, në mbeturinat e MPJD.

Deliu tha se institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt dhe as vend për hakmarrje politike.

“Pavarësisht bindjeve apo qëndrimeve personale, respekti ndaj institucioneve dhe figurave që kanë mbajtur poste shtetërore është minimumi i kulturës institucionale” shkruan Deliu raporton “Gazeta Blic”.

‘Hedhja e fotografisë së një ish-presidenti në bodrum apo mbeturina nuk është vetëm mungesë protokolli, por edhe mungesë respekti ndaj vetë shtetit që përfaqësojmë’ shkruan Deliu.

Reagimi i plotë: