Lajme

Deliu: Çka po kërkon Bislimi në Bruksel, a ka shkuar krye në vete apo iu shkrinë kushtet rrugës – lojëra shumë të dobëta

07/02/2024 18:02
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka ironizuar me takimin e sotëm në Bruksel, ku Bislimi takohet me Petkoviqin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se çka po kërkon Bislimi në Bruksel pa u plotësuar kushtet e kërkuara nga Kurti, apo ka shkuar për punë personale apo krye në vete, apo rrugës i janë shkrirë kushtet.

Ajo ka thënë se këto janë lojëra e manipulimeve shumë të dobëta.

Postimi i saj i plotë:

Pasi Serbia ia plotësoi të tri kushtet Kryeministrit Kurti, sot, zëvendëskryeministri Bislimi shkoi në takimin e radhës të dialogut – duke e ditur se Radoiçiqi është dorëzuar dhe ndodhet në burg.

Po çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit dhe pa t’i plotësu kushtet, zëvendëskryeministër? Apo ke shku krye n’veti dhe për punë personale? Apo, mos vallë ju shkrinë kushtet rrugës?

Lojëra e manipulime të dobëta. Shumë të dobëta!