Sporti

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 23-të, Çaka drejton super ndeshjen Ballkani – Prishtina, Ajeti gjykon sfidën në Podujevë

03/06/2025 12:57
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës.

Në program janë pesë ndeshje, ku një zhvillohet të premten, dy të shtunën dhe dy të tjera të dielën, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë e xhiros së 23-të zhvillohet në Ferizaj, ku Ferizaj pret Suharekën, atje ku gjyqtar kryesor do të jetë Lirim Jashari.

Llapi në krizë të rezultateve pret të shtunën Dritën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, me Mentor Ajetin që do ta gjykojë këtë takim.

Ballkani dhe Prishtina premtojnë spektakël në fushë, me të dy skuadrat që do të përballen poashtu të shtunën në Therandë. Gjyqtari me shumë përvojë, Dardan Çaka do të ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Xhiro e 23-të mbyllet me dy ndeshje që luhen ditën e diel, ku Gjilani pret Feronikelin ’74, derisa Dukagjini takohet me Malishevën.

Në Gjilan, gjyqtar kryesor do të jetë Ersen Janovali, kurse në Klinë, Burim Jahmurataj.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të fillojnë nga ora 14:00