Sporti

Delegohen gjyqtarët për katër ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligë

05/08/2026 18:12
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e gjyqtarëve për ndeshjet e kësaj xhiroje.

Burim Jahmurati do ta drejtojë ndeshjen mes Dritës dhe Ballkanit, kurse Alban Shala është deleguar tek ndeshja Drenica – Gjilani, transmeton GazetaBlic Sport.

Genc Nuza do të jetë kryesor tek Llapi – Dukagjini, kurse Visar Kastrati tek Ferizaj – Malisheva.