Lajme

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

04/24/2024 23:38
nga:Gazeta Blic

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dha rezultatin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë në Komunën e Bogovinës

Sipas KSHZ-së, nga 100% të vendvotimeve të numëruara, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

1. Stevo Pendarovski – 182 ose 1,93%
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 41 ose 0,44%
3. Stevçe Jakimovski – 6 ose 0,06%
4. Bujar Osmani – 5.221 ose 55,46%
5. Biljana Vankovska – 5 ose 0,05%
6. Arben Taravari – 3.796 ose 40,32%
7. Maksim Dimitrievski – 3 ose 0,03%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.