Lajme

Deklarohet Tomë Gashi, tregon a janë gjetur mostrat e Astri Deharit

03/10/2023 19:40
nga:Y I

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se ai nuk e di nëse janë gjetur mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Ky pohim prej tij, vjen pas qarkullimit të disa informacioneve se mostrat e Deharit janë gjetur.

“Po thonë u gjetën…! Disa gazetarë po më pyesin se a janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Unë po ju them se nuk e di”, ka shkruar Gashi .