Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, raporton Gazeta Blic.
Rastin e konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”


