Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për deklaratën e tij lidhur me raportet me SHBA-të dhe BE-në, raporton Gazeta Blic.
“Kemi sfida në raportet me emisarët amerikanë dhe evropianë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe SHBA-në janë të shkëlqyeshme”, ka deklaruar Kurti.
Lidhur me këtë, Hoti, ka pyetur se pse po e luan këtë lojë ai, derisa e di se këta emisarë përfaqësojnë qeveritë e tyre dhe se ata nuk vijnë në Kosovë në kapacitete private si individë.
Postimi i tij i plotë:
“Kemi sfida në raportet me emisarët amerikanë dhe evropianë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe SHBA-në janë të shkëlqyeshme”
Ky që deklaron kështu e di se këta emisarë përfaqësojnë qeveritë e tyre dhe se ata nuk vijnë në Kosovë në kapacitete private si individë. Pse po e luan këtë lojë me opinionin?!


