Lajme

Deklarata e vitit 2016 e Gërvallës për Thaçin dhe Veselin që përplasi ashpër PDK-në dhe LVV-në në Kuvend

05/06/2021 23:45
nga:Q R

Vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, vite me parë kishte folur lidhur me vrasjet e pasluftës të aktivistëve të LDK-së.

Gërvalla, që tani është minsitre e Jashtme në Qeverinë Kurti, në InfoBox të RTV Dukagjinit, në vitin 2016 ka thënë se posedon fakte të shkruara të cilat tash sipas saj i ka deponuar në disa Gjykata, ndërsa të njëjtat kishte deklaruar se do t’i bëjë edhe kur të nis së funksionuari edhe Gjykata Speciale.

Ndërkaq, ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, i kishte cilësuar si njerëz të krimit.

“Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë. Gjykata Speciale ende nuk është institucion që një qytetar t’i drejtohet, brenda mundësive që kam patjetër (se do t’i drejtohen), sa do të merren në konsideratë është gjë tjetër”, kishte thënë Gërvalla.

Po ashtu Gërvalla, një vit më parë ka akuzuar edhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin, se është figurë e botës së krimit.

Këtë reagim tani kryediplomatja e kishte bërë në mars të vitit të kaluar.

“Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskrediturara të botës së krimit”, kishte shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Deklarimet e saja, u rikthyen gjashtë vite më pas, për të cilat të enjten u debatua ashpër duke përdorur gjuhë edhe denigruese mes deputetëve pozitë, opozitë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në fjalën e tij në Kuvend, e quajti ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë”.

“Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Ti nuk më përfaqëson mua. Ti je turpi më i madh. Sot nëse do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, sot do të duhej të ju shkarkonte. As edhe një minutë t’i nuk mund të jesh ministre e punëve të jashtme”, i tha Tahri.

Tahiri shtoi se edhe sot ishim dëshmitar të një angazhimi dhe denigrim dhe ofendimin e luftës së UÇK-së, nga ministrja e Jashtme.

“Ajo edhe sot vazhdoi ta fyente luftën e UÇK-së, kauzën tonë për liri dhe pavarësi, ajo i fyeu sot të gjitha gratë e dhunuara, sakrificën më të madhe të kombit shqiptar. Ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja të flet me narracionin e ndërtuar në Beograd. Fjalimi i saj ishte i njëjtë me pasardhësin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit pra Ivica Daçiqit”, theksoi Tahiri.

LEXO EDHE:

“Më erdhi pas shpine, më kapi dorën”, mësoni kë e akuzon Kastrati për përplasjen në Kuvend