Lajme

“Deklarata e Glaukut, kritika e Kurtit, letra e presidentes?” A ka koordinim mes krerëve politikë për shtyerje të zgjedhjeve?

09/11/2021 21:02
nga:M K

“Kjo nuk varet prej meje, por nëse do pyetesha unë, do t’i shtyja zgjedhjet”. Ishte kjo deklarata e kryekuvendit Konjufca e dhënë pesë ditë më parë.

U duk vetëm si një përgjigje e thjeshtë, në një pyetje që me plotë të drejtë erdhi pas gatishmërisë së opozitës për ta shkurtuar fushatën zgjedhore, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, interesant është fakti se gjithçka po duket si një sinkron që ngjallë dyshime, nëse në takimin e mbajtur ditë më parë nga krerët është biseduar edhe për shtyerje të zgjedhjeve lokale.

Analistët politik kanë ngritur dyshime për një “koordinim” ndërmjet ‘treshes’ që drejtojnë vendin.

Para dy dite ndërkaq, kryeministri Kurti vizitoi IKSHPK-në, ku takoi edhe kreun e këtij institucioni, Naser Ramadani. Të njëjtin, Kurti e kritioi për keqmenaxhim dhe rekomandim jo të duhur, përmes një video-adresimi të bërë pak orë më pas në rrjetin social “Facebook”.

Në anën tjetër, dje, kur presidentja Osmani u dërgoi letra partive politike për t’u takuar këtë të hënë (13 Shtator) për të diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, në të njëjtën kohë thuhet se i ka dërguar letër edhe Ramadanit.

Kjo është letra që presidentja Osmani ia dërgoi dje kreut të IKSHPK-së, Naser Ramadanit

Në letrën që e ka siguruar GazetaBlic, shihet se Vjosa Osmani i kërkoi të parit të institutit kombëtar të shëndetit publik një analizë të situatës epidemiologjike dhe rekomandim për zgjedhjet e 17 Tetorit.

Si përgjigje, Osmani pranoi një “JO” për zgjedhjet lokale. Kjo letër, respektivisht përgjigje u kritikua nga shoqëria civile e mediat, ndërsa pati kritika edhe nga opozita.

Analisti politik, Petrit Zogaj flet për sinkronin ndërmjet Konjufcës, Kurtit e Osmanit.

Me i rendesishem se mesazhi per shtyrje te zgjedhje, eshte sinkroni i tij.

1. Ne fillim del Glauku dhe ne nje forme si te pa menduar e diskutuar ne parti, e thote qe ndoshta duhet me u shty zgjedhjet. Dicka si rastesisht demek.

2. Pastaj, vizita e KM Kurtit te Naser Ramadani, per te vleresu kinse situaten, pastaj video e Kurti ku e kritikon Institutin per perkeqesimin e pandemise.

3. Ftesa e Osmanit per partite politike per t’i pare rekomandimet e Institutit, te cilat ende nuk diheshin.

Dhe 4. Letea e Institutit per Osmanin ne lidhje me shtyrje e zgjedhjeve.

Kjo eshte shfaqja teatrale e Albinit, ku si aktore, kesaj radhe ka marre, Glaukun, Vjosen dhe Naserin. Nuk ka pase faj nje vares i tij qe pati thene qe Albini me se shumti e kupton teatrin”, ka shkruar ai.

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, në një postim në rrjetin social “Facebook” tha se tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.

Tentimi për shtyrjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.
Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera.
Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit.
17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.
, tha Haradinaj.

Publicisti Halil Matoshi ndërkaq, në një prononcim për GazetaBlic deklaroi se “Zonja e Parë” e vendit është vegël e pushtetit ekzekutiv dhe se tendenca e saj për ta marrë peng demokracinë, është kundërshtuese dhe bizare.

“Kjo është ndërhyrje në shkencë dhe kërkesë për dëgjueshmëri. Realisht Kosova ka një Presidente – vegël të pushtetit ekzekutiv – dhe tendenca e saj për ta marrë peng demokracinë (zgjedhjet e lira) është kundërkushtetuese dhe bizare. Forcat politike, shoqëria civile dhe qytetaria aktive duhet të thonë jo, jo dhunimit të demokracisë!”, tha ndër të tjera Matoshi për GazetaBlic.

Dikush tjetër mendon se Kosova ka nevojë për një klinikë që trajton menaxhimin e inatit. Ehat Miftaraj nga IKD, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shtoi se pacientët e parë që duhet vizituar këtë klinikë janë ata që janë të mveshur me pushtet.

Kosova ka nevoje per nje klinike te specializuar per trajtimin dhe menaxhimin e frustrimit/inatit/zemerimit!Pacientet e pare nga ata qe jane te mveshur me pushtet.

Posted by Ehat Miftaraj on Saturday, September 11, 2021

Gjithsesi, dita e parë e javës së ardhshme pritet të jetë goxha e nxehtë në aspektin e zhvillimeve politike, sepse tashmë kanë mbetur edhe pesë ditë deri te fillimi i fushatës zyrtare, teksa ashtu siç e lartëcekëm, për këtë të fundit, krerët opozitarë në parim janë pajtuar që të shkurtohet, por që të njëjtit nuk kanë pranuar letër bashkëpunimi nga ai që dikur kërkonte bashkëpunim për çdo gjë, kryeministri Kurti.

/GazetaBlic/