Lajme

“Dëgjoni shokë të dashur” – Halil Matoshi “shpërthen” për çmimet

03/15/2022 23:38
nga:Gazeta Blic

Komentatori politik Halil Matoshi ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti për masat e marra nga ekzekutivi për zbutjen me krizën e çmimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë.

Ai ka thënë se nga pesë masat e ndërmarra, katër prej tyre varën nga qeverisja qendrore.
“Nëse pushteti del edhe thotë ne nuk e heqim akcizën në naftë sepse e favorizojmë importin, kjo do të thotë është budallallëk.

Pesë masat që është dashtë me i marrë Qeveria e Kosovës, prej tyre katër varën prej Qeverisë.

Subvencionim të mallrave kryesore të shportës. Heqja e akcizës së naftës dhe në produktet tjera bujqësore. Rritja e pagës minimale që s’po merren vesh me sindikata. Si dhe rritja e ofertës. Po të kishte vaj konkurrencë në Kosovë do të kishte rënë çmimi i tij”, tha Matoshi në Politiko në Kanal.

Ai madje ka akuzuar Qeverinë Kurti që po funksionin me logjikën komuniste.

“Mos u thirrni në logjikën komuniste me fabrika të punëtorëve e me ara të bujqve”, tha më tutje Matoshi.

Ditëve të fundit në Kosovë kanë pësuar rritje drastike çmimet e produkteve dhe mallrave.