Lajme

Degët e PD-së i dalin në krah kryedemokratit Basha për mosdorëheqje

05/01/2021 14:02
nga:M K

Në një klimë të vagullt të ditëve të fundit, të shtunën e 1 majit, përmes një reagimi në Facebook, Degët e Partisë Demokratike në Tiranë kanë dalë në krah të kryedemokratit Lulzim Basha.

Ky konfirmim vjen pas shumë protestash të izoluara në oborrin përpara selisë demokrate, që kanë kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e tij.

Të gjitha degët e kryeqytetit shprehen se kanë marrë vendimin për t’u bashkuar në betejën e nisur tashmë nga Basha dhe lidershipi i PD-së për të çmontuar qeverisjen e dalë nga vota e vjedhur, Rama-Doshi.

“Partia Demokratike e Tiranës e gjitha në krah të Lulzim Bashës në betejën për të faktuar blerjen, vjedhjen dhe manipulimin e votave më 25 prill nga bandat e pushtetit”, shkruhet në deklaratën e postuar në platformën Facebook.

Sakaq, të gjitha degët e kryeqytetit shprehen njëzëri se “mbështesin fuqimisht kryetarin Lulzim Basha, në të gjitha hapat që do të ndërmarrë për të çuar deri në fund betejën që do bëjë të mundur që Shqipëria të fitojë! Që vota dhe verdikti i secilit të njihet e të vlerësohet”.

Degët e PD-së shprehen se kanë vendosur “të mbështesin kryetarin Basha në çdo betejë, me çdo kusht, me qëllim shporrjen e mafias në pushtet dhe mafias së pushtetit, që ka në krye Edi Ramën dhe shpurën e tij!”.

/AlbanianPost/

LEXO EDHE:

Ilir Meta: Të rinumërohen votat e pavlefshme