Lajme

Dega e AAK-së në Gjilan: Alban Hyseni ka dështuar të ofrojë ndryshimin e premtuar

12/13/2022 22:18
nga:Genita C

AAK konsideron se qeverisja në Gjilan ka dështuar të ofrojë ndryshimin e premtuar, madje sipas tyre Gjilani sot është më keq se kurdo herë në secilin segment të jetës shoqërore.

Për AAK-në, është e papranueshme mbajtja peng e Kuvendit Komunal tani e sa muaj pa asnjë mbledhje.

AAK-ja përmes një njoftimi në medie, cek se telashet brenda koalicionit qeverisës duhet të zgjidhen mes partnerëve të koalicionit, por jo duke mbajtur të mbyllur institucionin më të lartë komunal.

Njoftimi i plotë:

AAK konsideron se qeverisja në Gjilan ka dështuar të ofrojë ndryshimin e premtuar, madje Gjilani sot është më keq se kurdo herë në secilin segment të jetës shoqërore.

Për AAK-në, është e papranueshme mbajtja peng e Kuvendit Komunal tani e sa muaj pa asnjë mbledhje. Telashet brenda koalicionit qeverisës duhet të zgjidhen mes partnerëve të koalicionit, por jo duke mbajtur të mbyllur institucionin më të lartë komunal.

AAK vlerëson se anashkalimi i këtij institucioni nga kryetari i Komunës, z.Alban Hyseni me rastin e prezantimit të ‘punës’ një-vjeçare, është një dëshmi shtesë se kjo mendësi politike prej ditës kur është ardhur në pushtet, e ka shkatërruar Gjilanin çdo ditë pak e nga pak.

AAK mbetet e vendosur të jetë subjekt politik që për synim ka interesin qytetar dhe interesin e Gjilanit. Kjo është dëshmuar sa herë që AAK ka qenë në pushtet ose pjesë e pushtetit duke krijuar çdo herë standard të ri në qeverisje.

AAK është shtëpi politike serioze, e dëshmuar në secilën etapë të historisë dhe si e tillë nuk do të jetë e mbyllur asnjëherë dhe për asnjë qytetar të ndershëm, të përkushtuar, të dijshëm e me ide.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka mbajtur mbledhjen e parë të kryesisë në përbërjen e saj të re.

Me formimin e kryesisë, AAK në Gjilan ka përmbyllur me sukses procesin e brendshëm zgjedhor në nëndegë dhe në degë.

Po ashtu, në kuadër të AAK-së ekzistojnë edhe Aleanca e Gruas së Kosovës dhe Aleanca e të Rinjve të Kosovës, trupa këto të cilat kanë përmbyllur më herët procesin e brendshëm zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme, AAK ka formuar edhe Deparamentet në kuadër të degës të cilat do të jenë shtyllat kryesore të partisë dhe një lloj skaneri i përsosur i pushtetit lokal.