Lajme

Deficiti Demokratik nga Konventa e LDK-së

11/20/2023 12:20
nga:Shenoll Muharremi

Çka mund të mësojmë nga Konventa e LDK-së? Mesiguri që konventa ishte një hap i përpara në drejtim të duhur. Kosovës i nevojitet një opozitë më e konsoliduar për shkak se pozita e fuqishme e VV nuk i ka sjellë dobi as partisë në pushtet as Kosovës. Shumë fuqi e pushtet nuk është e shëndetshme në demokraci.

Edhe pse konventa ishte e bukur dhe një hap i duhur, aty kemi elemente kronike të deficitit të thellë demokratik që duhet të përmirësohen në të ardhmën jo vetëm nga LDK po edhe nga partitë tjera në vend.

Konventa ishte e organizuar mirë dhe dukej mirë. LDK ka filluar të investoj dramatikisht në dukje dhe vizibilitet periudhën e fundit. Për me kuptu këtë parti më mirë, shiqoje komunën e Prishtinës. Një PR agresiv për publikun derisa kemi bërdhog gjithandej. Shumë parqe të reja promovohen, por ka me dhjetëra drunjë që prishen brenda pak javëve. Kjo nuk do të thotë medomos që menaxhmenti i komunës është i keq. Ata janë nën presion të jashtëzakonshëm me i menaxhaur dhe harxhuar buxhetin e tyre me kapacitet jo efikase në Kosovë gjithandej, nivel lokal dhe qëndror (përate po na teprojnë qindra milion euro).

Konventa. Kryetari Abdixhiku u zgjodh pa anjë kundërkandidat. Si është e mundur kjo në një parti që duket demokrate dhe moderne nga jashtë? Aty aktualisht mund të jenë së paku 10 kandidatë kualitativ dhe serioz në gjendje për të sfiduar krytarin aktual. Demokraci dhe garë kualitative nuk kishte gjatë përzgjedhjes së kryetarit. Edhe kryetarët lokal të degëve janë zgjedhur ngjashëm me gjasë. Më herët është paracaktuar se kush është zgjidha, ndërsa votimi jo i fshehët është bërë vetëm formalisht.

Ky është një hendikep dhe diçka që partitë e Kosovës duhet të mësojnë dhe adresojnë. Nuk mundemi të pretendojmë që kemi një garë kur ajo garë nuk ekziston. Kjo nuk është e dobishme dhe pengon që të arrihet potenciali dhe zgjidhjet më të mira të mundshme.

Edhe Programi i Partisë është formalizuar në mënyrën e ngjashme. Thuhet që kanë punuar dhe janë konsultuar me qindra njerëz, por ky program nuk u paraqit dhe nuk u diskutua në konventë. Vetëm u bë një aprovim nga diçka e përgatitur dhe vendosur nga një grup njerëzish. As për publikun nuk u paraqit e prezentua ashtu si ishte premtuar. E gjithë kjo nuk do të thotë që medomos do të sjellte rezultat të ndryshëm. Mesiguri kryetari i zgjedhur është një ndër kandidatët më të përshtatshëm për të udhëheqkur partinë por kjo duhet të bëhet me marifet dhe ashtu si e kërkon demokracia kualitative.