Lajme

Dedaj: Kurti me politikat e tij populiste i ka rrezikuar raportet me Uashingtonin zyrtar, si asnjëherë më parë!

08/21/2024 18:19
nga:Y I

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar gjatë ditës së sotme në një konferencë për media se ‘sfidat me qeverinë Kurti po ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të’.

Ai ka kërkuar që Qeveria t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët ShBA.

Në lidhje me këtë deklaratë të ambasadorit, Hovenier, ka folur për “Gazeta Blic”, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Dedaj tha se Kurti që nga ardhja në pushtet ka degraduar partneritetin e Kosovës me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.

Ai tha se kryeministri me politikat e tij populiste i ka rrezikuar raportet me Uashingtomin zyrtar, si asnjëherë më parë në historinë e Kosovës.

“Pushteti dhe Qeveria Kurti,qe nga ardhja ne qeverisjen e vendit jo që nuk kanë mbajtur asnjë nga premtimet elektorale, por edhe më keq se kaq, e kanë degraduar imazhin, prestigjin dhe partneritetin e Kosovës me SHBA, BE dhe NATO-n.Kryeministri Kurti me politikat e tij arrogante, populiste dhe autokratike i ka rrezikuar tejmase raportet me Uashingtonin zyrtar, si asnjëherë më parë në historinë e Kosovës”

“Prandaj nuk jane befasuese deklaratat e ambasadorit amerikan Hovenier dhe as të DASH dhe administratës së SHBA se Kurti është duke sfiduar rrezikshëm këtë partneritet, padyshim se kjo reflektohet edhe me ndryshimin e disponimit të SHBA ndaj vetë çështjes së Kosovës” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

Ai tha se votuesit duhet t’i japin një ndëshkim masovik, Kurtit, në zgjedhjet e 9 shkurtit për të gjitha dështimet e tij.

“Ngecja e njohjeve dhe antarësimeve ndërkombëtare, sanksionet ndërkombëtare, mungesa e vizitave zyrtare të Kurtit në Shtëpinë e Bardhë dhe në DASH, sjelljet e tijë si diktator janë tregues dhe shqetësim për popullin e Kosovës dhe partnerët historik euro-atlantik të Kosovës.Votuesit e zgjedhjeve të ardhshme të 9 shkurtit 2025,duhet t’i japin një leksion dhe ndëshkim masovik gjithëpopullor duke mos e votuar, për t’a shpëtuar Kosovën nga degradimi, izolimi, sanksionet dhe për t’a rivendosur Kosoven sërish në partneritet me SHBA,BE dhe NATO-n” tha Dedaj në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.

Amabsadori i SHBA-ve, Hovenier, deklaratat në lidhje me raportet me Qeverinë Kurti i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID.

/Gazeta Blic/

Hovenier: Sfidat me Qeverinë Kurti po e ndikojnë marrëdhënien e Kosovës me ShBA-në

Dreshaj: Deklarata e Hovenier, alarm, për të gjithë në lidhje me kahjen që po ndjek Qeveria!