Ambasadori i SHBA-vë në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mbajtur sot një konferencë për media së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Hovenier, ka thënë se ShBA mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve ‘sfiduese’ të qeverisë së saj, të cilat ka thënë se po e ndikojnë partneritetin e vendit me ShBA-në.
Në lidhje me këtë deklaratë të dhënë nga ambasadori i SHBA-ve ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.
Dreshaj tha se AAK-ja ka qenë e brengosur në lidhje me qasjen e Kurtit në raport me SHBA-të.
Ai tha se prononcimi i ambasadorit amerikan sot është një alarm për të gjithë në lidhje me khajen që është duke mbajtur qeveria.
“Pa kurrfarë dileme se për këtë kemi qenë të vetdijshëm edhe më herët dhe e kemi aktualizu si Aleancë. Në veçanti Aleanca ka qenë e brengosur lidhur me qasjen e Kurtit në raport me Amerikën dhe mos-ftesën e amerikanëve në procein negociator. Aktualisht sot prononcimi i ambasadorit amerikan në Kosovë është një alarm edhe për pozitën edhe për opozitën lidhur me rugën dhe kahjen që është duke mbajtur kjo qeverisje” tha Dreshaj për “Gazeta Blic” .

Shemsedin Dreshaj, AAK!
Ambasadori i SHBA-ve, Hovenier, ka kërkuar që Qeveria t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët ShBA.
Këto deklarata, ambasadori i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID.
/Gazeta Blic/
Hovenier: Sfidat me Qeverinë Kurti po e ndikojnë marrëdhënien e Kosovës me ShBA-në


