Lajme

Deçanasi gjendet i vdekur në stallën e bagëtive

07/04/2021 09:13
nga:Q R

Një burrë nga Deçani është gjetur i vdekur në stallën e bagëtive.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në fshatin Gllogjan të Deçanit, ka bërë të ditur policia në raporton 24 orësh.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

“Hetim i vdekjes-Fsh. Gllogjan, Deçan 03.07.2021 – 06:45. Raportohet se në stallë të bagëtive, është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Kurti nuk ndryshon qëndrim për Ujmanin, SHBA: Palët t’i përmbahen marrëveshjes së 4 shtatorit