Sporti

Debutim ëndrrash në La Liga, Muriqi më i miri i ndeshjes Mallorca – Cadiz

02/05/2022 18:21
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi ka qenë i jashtëzakonshëm me debutimin e tij në La Liga.

Ai shënoi dhe ishte vendimtar tek penalltia e parë e fituar nga skuadra e Mallorcas, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 2 me 1, me skuadrën e Muriqit që mori një fitore të madhe ndaj Cadiz.

Sipas ‘Whoscored’, Muriqi ishte futbollisti i ndeshjes. Ai u vlerësua me notën 8.1.