Disa tifozë të Barcelonës kanë nisur diskutime të forta në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje klubit që të pranojë një ofertë të madhe nga Arabia Saudite për sulmuesin Raphinha.
Sipas këtyre reagimeve, shqetësimi kryesor lidhet me moshën e lojtarit dhe problemet e tij të përsëritura fizike gjatë kohëve të fundit, të cilat kanë ndikuar në vazhdimësinë e tij në fushë.
Një pjesë e tifozëve mendojnë se një shitje e mundshme mund t’i sillte klubit të ardhura të rëndësishme, të cilat mund të investoheshin në përforcime të reja për projektin afatgjatë të skuadrës katalanase.
Megjithatë, ka edhe një tjetër grup mbështetësish që besojnë se Raphinha mbetet një lojtar i rëndësishëm në skemën e ekipit dhe se forma e tij mund të rikthehet me kohë dhe stabilitet fizik.
/GazetaBlic Sport/


