Sporti

“De Zerbi duhet ta zëvendësoj Kloppin të Liverpooli”

09/14/2023 21:35
nga:E K

Danny Murphy mendon që menaxheri i Brighton, Roberto de Zerbi do të ishte zgjedhje “perfektë” për ta pasuar Jurgen Klopp si menaxher i Liverpoolit

Pasi që Gjermania u deklasua nga Japonia në një ndeshje miqësore me rezultat 4-1 të dielën e kaluar, Hansi Flick u shkarkua nga trajneri i Kombëtares, duke u shënuar në histori si trajneri i parë që është shkarkuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Si rezultat i kësaj, Klopp, i cili mbush tetë vite në tetor në drejtim të skuadrës nga Merseyside, është parë si zëvendësim i mundshëm i tij nëpër mediat gjermane. Agjenti i Klopp ka mohuar këto shkrime dhe e ka bërë të qartë që klienti i tij do të qëndrojë në Liverpool, ku trajneri ka kontratë deri më 2026.

Megjithatë, pyetje janë bërë se kush do ta zëvendësojë njërin prej trajnerëve më të suksesshëm në Liverpool dhe ish futbollisti i Reds, Danny Murphy, ka përgjigje për këtë.

“E kam përgjigjen, kështu që nuk shqetësohem për largimin e Klopp”, tha Murphy për talkSPORT.

“Mendoj që De Zerbi është perfekt. Ai do të jetë gati për ta marrë Liverpoolin kur ai largohet. Mendoj që ai bën futboll të bukur, ai ka karakter të fortë, ai është duke mësuar shumë për biznesin në këtë ligë me Brighton që po ia del super mirë. Nuk shoh kandidat më të mirë së ai për ta zëvendësuar atë”.

“Gjërat po ndryshojnë më të vërtetë shpejt në futboll, kështu që kjo mund të ndodh qysh vitin e ardhshëm”, tha ish futbollisti i Anglisë. “Por, mendoj që De Zerbi është zgjidhje e duhur”.

Para se të kalojë në AMEX Stadium, ku ai erdhi në pozitën e të larguarit Graham Poter që shkoi në Chelsea, De Zerbi kaloi disa sezone të klubi i njohur ukrainas, Shakhtar Donets. De Zerbi mandej kaloi në Premier Ligë ku udhëhoqi Brightonin për një pozitë në Ligën e Europës ku luan këtë sezon.

Nuk duket se Klopp do të largohet nga pozita e tij në Liverpool së shpejti, së paku ai do të jetë në drejtimin e kësaj skuadre deri më 2026.