Sporti

De Rossi i lumtur me barazimin ndaj Feyenoord, e vlerëson maksimalisht sulmuesin Lukaku

02/16/2024 00:01
nga:Mergim Rreci

Pretendohej fitorja, në debutimin evropian, mirëpo kjo nuk erdhi për teknikun, Daniele De Rossi dhe “Verdhekuqtë” e tij.

Këta të fundit nuk kanë shkuar më shumë se baraizmi, 1 me 1, në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, ndaj “Tulipanëve” të Feyenoord, duke lënë gjithçka të hapur, për kualifikimin e mëtejshëm.

Megjithatë në prononcimin për mediat, pas ndeshjes tekniku i “Verdhekuqve” të Italisë u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij e më tej foli edhe për “bobmerin”, Romelu Lukaku, për të cilin tha se ka lindur duke shënuar gol.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ata janë e kontrollojnë shumë topin, por gjithmonë kërkoj agresion në raste të tilla. Skuadra performoi mirë sot edhe pse pati momente në të cilat ne mund të vuanim”-u shpreh ai.

Po flasim për një nga lojtarët më të fortë në atë rol për momentin, do të ishte gabim të jemi të vetëkënaqur, por ai ta tregon me punën që bën. Lukaku ka lindur duke shënuar gola. Jam i kënaqur me të, me performancën dhe qëndrimin e tij, si dhe të të tjerëve”,- deklaroi ndër të tjera, De Rossi.