Sporti

De la Fuente i del në mbështetje Lamine Yamalit: Ai do të fitojë shumë Topa të Artë!

10/27/2026 08:59
nga:Mergim Rreci

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shprehur besimin e tij të madh te Lamine Yamal, duke theksuar se talenti i Barcelonës ka potencialin për të fituar shumë çmime të Topit të Artë në të ardhmen.

De la Fuente u shpreh se 18-vjeçari nuk duhet të shqetësohet, pasi cilësitë dhe potenciali i tij janë të njohura për të gjithë.

“Lamine do të fitojë shumë Topa të Artë. Ai duhet të jetë i qetë, sepse ne e dimë se kush është dhe çfarë potenciali zotëron”, deklaroi De la Fuente.

/GazetaBlic Sport/