Frenkie de Jong ishte krenar për performancën e Barcelonës pavarësisht eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madrid.
Duke folur pas ndeshjes, “Mendoj se kemi luajtur një ndeshje vërtet të mirë, dhamë gjithçka, fati nuk ishte në anën tonë.
“Çdo vit po rritemi, kemi një ekip të ri me shumë cilësi, do të vazhdojmë kështu”
“Nuk është kurrë mirë të eliminohesh në çerekfinale, por kjo nuk do të thotë se nuk po luajmë mirë.
“Mendoj se duhet të vazhdojmë kështu në Ligën e Kampionëve, gjithçka varet nga detajet”, thotë De Jong.
Barcelona tani ka pësuar dy eliminime nga Atletico këtë sezon, një në Copa del Rey dhe sot në Champions League.
/GazetaBlic Sport


