Sporti

De Bruyne i është nënshtruar me sukses një operacioni në sy: Rikthimi i tij më i shpejtë sesa ishte menduar

06/05/2021 20:55
nga:E K

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne i është nënshtruar një operacioni të vogël në gropën e syve dhe e ka kaluar me sukses ndërhyrjen.

Roberto Martinez madje është i bindur që ai do të luajë edhe pa maskë, shkruan GazetaBlic Sport.

Përzgjedhësi i Belgjikës, Martinez, tha se operacioni ishte i suksesshëm dhe ai do të jetë i pranishëm me skuadrën për stërvitjet e së hënës megjithëse mund të mos paraqitet kundër Rusisë në ndeshjen e tyre të parë të Kampionatit Evropian “Euro 2020“.

De Bruyne ishte lënduar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.

/GazetaBlic Sport/