Sporti

De Bruyne: E dimë se jemi përpara, por e dimë se Liverpool nuk janë shumë larg

01/17/2022 17:09
nga:E K

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ka folur në lidhje me garën për titull në Premierligë.

De Bruyne tha gjatë një interviste se pavarësisht se janë lider me 11 pikë para Liverpool, gara për titull sipas tij ende nuk ka mbaruar pasi Liverpool nuk është shumë larg, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne kemi qenë në një situatë ku kemi qenë me 8 apo 10 pikë përpara. Ne e dimë se mund të ndryshohet shpejtë. Ne e dimë se hapësira është e madhe, por gjithashtu e dimë se Liverpool nuk janë shumë larg nëse fitojnë dy ndeshjet në dorë”, ka thënë De Bruyne.

“Unë e di se kemi shumë lëvdata si skuadër, por duhet të vazhdojmë. Sa më shumë pikë të marrim, më e vështirë bëhet për kundërshtarin. Por, është akoma vetëm janari, kështu që duhet të punojmë fort”, shtoi belgu.

/GazetaBlic Sport/