Sporti

Zyrtare: Vinicius Junior vazhdon kontratën me Real Madridin

10/31/2023 15:25
nga:Mergim Rreci

Vincius Junior do të jetë futbollist i Real Madrid së paku deri në vitin 2027.

Marrëveshja ishte mbyllur prej disa kohësh dhe mungonte vetëm njoftimi zyrtar për shtyp për të bërë të qartë angazhimin e klubit spanjoll ndaj brazilianit, i cili është rritur ndjeshëm në sezonet e fundit dhe është bërë pikë referimi për skuadrën e Ancelottit, transmeton GazetaBlic Sport.

Reali e bleu Vinicius J. në korrik 2018, kur ishte vetëm 18 vjeç. Në njoftimin për shtyp, klubi kujtoi sukseset e arritura nga ish-lojtari i Flamengos.