Sporti

Zyrtare: Leotrim Krasniqi largohet nga Prishtina, “Nuk bëhem leckë e asnjë personi”

03/01/2022 20:14
nga:Mergim Rreci

Trajneri Leotrim Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Prishtinës.

Ai ishte trajneri i grupmoshave U19, por tashmë ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre, përcjell GazetaBlic Sport.

Në shkrimin e tij, ai ka thënë se nuk pranon të jetë servil i asnjë personi dhe se ka qenë gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim profesional.

Ja reagimi i tij.

Pershendetje shoqeri

“Nuk do te jem me pjes e FC Prishtines

Ne vendin ton te mos nenshtrohesh duhesh te tregosh karakter , guxim dhe deshire te fort per te mbet i paster .
Jom rritur me familjen time ne frymen e ndershmeris dhe te dinjitetit njerzor dhe kam mesuar qe çdo sukses eshte i pa vler pa ato vyrtyte njerzore .

Pse per djersen time duhet t’ia sihtrij qafen dikujt dhe te i behem servil dhe ai te merr vendime per punen time , pse per djersen time te i zvarritem ndonje te ’forti’ dhe te jem leck e tij ne punen time .
Jo une nuk jom karakter i till , gjithemone jom i gatshen per bashkepunim profesional , gjithemone deri aty ku nuk cenohet integriteti im . Mundem te gaboj si çdo njeri , por asnjeher kurr nuk marr vendim kunder dikujt qellimisht per favore te dikujt tjeter apo per qellime te tjera .

Tash si çdo her tjeter jom i gatshem per sfida te reja ,do te vazhdoj te punoj fort , njejt si prej dites t’pare kur kom fillu si trajner . Nuk gjej arsye me ndryshu .

Faleminderit dhe ju prift e mbara te gjithe atyre personave qe punuam se bashku ne klub”.

/GazetaBlic Sport/