Sporti

Tifoz i ‘flaktë’ i Liverpool, aktori Sheremeti: Nuk po mund të kthjellem nga lajmi i largimit të Jurgen Klopp

01/26/2024 13:38
nga:Mergim Rreci

Aktori i mirënjohur kosovar, Kushtrim Sheremeti nuk e ka pritur aspak mirë lajmin për largimin e trajnerit Jurgen Klopp nga Liverpool.

Sheremeti njihet si një tifoz i madh i skuadrës së Liverpool prej vitesh të tëra dhe largimi i trajnerit gjerman nuk ishte një lajm aspak pozitiv për të.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Sheremeti tha se nuk po mund ta besoj një lajm të tillë dhe se Klopp është një prej më të mirëve të të gjitha kohërave.

Nuk po mund të kthjellem nga ky lajm se është shumë vështirë një prej më të mirëve të të gjitha kohërave me u largu nga klubi. Megjithatë, në çdo rrethanë, Liverpool është më i madh se çdo individ dhe do të vazhdojë tutje”, tha Sheremeti.

I pyetur se kush do të donte të ishte pasuesi i Jurgen Klopp tek Liverpool, ai tha emrin e Pepijn Lijnders, i cili ishte asistenti i trajnerit gjerman.

/GazetaBlic Sport/