Sporti

Tifozët afrikanë të Chelseas bëhen viralë para finales në Champions, marshojnë me kuaj dhe flamuj

05/29/2021 16:02
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Chelseas në Nigeri kanë mbajtur marshimin e tyre përpara finales së Ligës së Kampionëve përballë Mançester Sitit sonte në Porto.

Një video ka bërë xhiron e rrjetit, ku tifozët e Chleseas shihen entuziastë duke ecur nëpër rrugë, me kuaj dhe qetë e tyre, të cilëve i kanë hedhur edhe një flamur të ekipit të zemrës mbi kurriz.

Nga video edhe dëgjohet muzikë, ndërkohë tifozët e veshur me fanellën e ekipit marshojnë për t’u dhënë një mesazh kundërshtarëve të Sitit para finales në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e sotme.