Sporti

Sukses i jashtëzakonshëm, Fluminense siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës

07/04/2025 23:10
nga:Mergim Rreci

Fluminense ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Brazilianët triumfuan me shifrat 2 me 1 ndaj Al Hilal, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është një sukses i madh për brazilianët, të cilët janë vetëm një ndeshje larg finales së madhe.

Në gjysmëfinale, Fluminense do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Palmeiras dhe Chelsea.

/GazetaBlic Sport/