Sporti

Jurgen Klopp regjistron një rekord që nuk e ka arritur asnjë trajner tjetër

05/04/2022 08:00
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp ka regjistruar një rekord të jashtëzakonshëm mbrëmë. 

Liverpooli ka siguruar finalen e madhe në Ligën e Kampionëve, kjo pas një pëmbysje spetakolare ndaj Villarrealit.

Klopp është bërë trajneri i parë që ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, Kupës së Ligës dhe FA Cup të gjitha në të njëjtin sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo është një tjetër dëshmi e punës së tij të madhe që po bën tek “The Reds”, me trajnerin gjerman që së fundmi ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026.