Sporti

Real Madrid përparon në garën për të siguruar shërbimet e Jude Bellingham

10/07/2022 11:59
nga:Mergim Rreci

Shtypi spanjoll zbulon se Real Madrid do të ketë avantazhin për të nënshkruar me reprezentuesin anglez Jude Bellingham (Dortmund) në fund të sezonit.

Siç zbulon Marca, presidenti i skuadrës, Florentino Perez, tashmë e di se do të duhet të paguajë 100 milionë euro për të garantuar shërbimet e lojtarit të talentuar. Bisedimet midis palëve të përfshira filluan vitin e kaluar dhe tashmë kanë evoluar në disa faza, përcjell GazetaBlic Sport.

Real Madridi vazhdon të rinovojë mesfushën për të gjetur pasardhës të Casemiro (i cili u largua për në Manchester United), Luka Modric dhe Toni Kroos. Deri më tani lklubi ka nënshkruar me Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga. Objektivi tjetër do të jetë Bellingham.

Dortmundi nënshkroi reprezentuesin anglez nga Birmingham në vitin 2020 për 29 milionë euro dhe mesfushori 19-vjeçar ka luajtur tashmë 102 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola për ekipin gjerman.

/GazetaBlic Sport/