Sporti

Inter arrin marrëveshje për transferimin e Curtis Jones

08/19/2026 15:12
nga:Mergim Rreci

Inter ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e mesfushorit Curtis Jones, raportojnë disa prej mediave kryesore të merkatos.

Sipas Fabrizio Romanos, Matteo Morettos dhe Gianluca Di Marzios, marrëveshja kap vlerën e 35 milionë eurove, përfshirë bonuset dhe shtesat.

Jones, i cili është produkt i akademisë së Liverpoolit dhe ka qenë pjesë e klubit për 16 vite, pritet të nisë një aventurë të re në Serie A me fanellën e Interit.

Klubet janë ende në kontakt për të finalizuar detajet e fundit të transferimit, por marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti. Transferimi vjen në një moment kur Jones ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin.

/GazetaBlic Sport/