Sporti

Historike: 3 skuadra shqiptare në play off-in e Conference League

08/17/2023 22:02
nga:Mergim Rreci

Dy skuadrat shqiptare, Partizanit dhe Struga janë kualifikuar në Play Off të Conference League.

Partizani triumfoi edhe sonte ndaj Valmieras në ndeshjen kthyese, atje ku rezultati përfundimtar ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Cara shënoi golin e vetëm nga penalltia, kurse rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 3 me 1.

Struga poashtu ka siguruar kalimin në Play Off, pavarësisht që skuadra shqiptare pësoi humbje nga Hesperange.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2 me 1, por Struga kaloi tutje pas fitores me rezultat 3 me 1 në ndeshjen e parë.

Kujtojmë se më herët edhe Ballkani e ka siguruar kalimin në këtë raund.

/GazetaBlic Sport/