Interi u bë lider në të ardhurat nga të drejtat televizive mes klubeve të Serie A në sezonin 2024/25, raportoi La Gazzetta dello Sport.
‘Neruazzurët’ fituan 81.6 milionë euro nga të drejtat televizive, transmeton GazetaBlic Sport.
5 vendet e para në këtë listë, përveç Interit, janë: Napoli – 67.8 milionë euro, Juventus – 67.7 milionë euro, Milan – 67.3 milionë euro dhe Roma – 61.2 milionë euro.
Në fund të sezonit 2024/25, Napoli fitoi Serie A, Interi zuri vendin e dytë dhe Atalanta të tretin.
/GazetaBlic Sport


