Sporti

FFK me njoftim të rëndësishëm për biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër: Janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër

09/08/2023 15:16
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar edhe një herë opinionin se biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër.

Sipas FFK-së, në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara.

‘Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat jemi duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje’, thuhet ndër të tjera.

Andaj, FFK fton qytetarët që të mos bien pre e mashtruesve në tregun e zi dhe çdo abuzim me bileta ta paraqesin tek organet e rendit.