Eksperti i referimit, Petrit Hadri, ka komentuar për “GazetaBlic Sport” dy rastet më të diskutuara nga ndeshja e mbrëmjes së kaluar mes Bayern Munich dhe PSG, të cilat kanë nxitur polemika të mëdha në opinionin sportiv.
Duke folur për rastin e kartonit të dytë të verdhë të kërkuar nga Bayern Munich ndaj Nuno Mendes, Hadri vlerëson se gjithçka nisi nga një interpretim i gabuar i aksionit nga ana e gjyqtarit të katërt.
Sipas Hadrit, prekja me dorë e Mendes duhej sanksionuar me kartonin e dytë të verdhë, i cili nënkupton edhe karton i kuq, por që gjyqtarët nuk vepruan ashtu, duke e dëmtuar Bayernin.
“Te ky rast, fillimisht ka gabuar gjyqtari i katërt, e më pas edhe gjyqtari kryesor. Shihet qartë se lojtari i Bayernit e ka dorën në pozitë krejtësisht natyrale dhe topi, pasi e prek në gjoks, devijohet drejt dorës. Në këtë situatë nuk kemi elemente për prekje të dënueshme me dorë. Ndërsa te Mendes situata është tjetër. Ai e prek topin me pjesën e krahut, me dorën në pozitë jonatyrale, dhe me atë veprim ndalon një aksion premtues të Bayernit, ku katër lojtarë ishin në ndërtim të sulmit. Sipas rregullave, ndalimi i një aksioni premtues me dorë ndëshkohet me karton të verdhë. Meqë Mendes e kishte tashmë një karton, në këtë rast vjen kartoni i dytë i verdhë dhe përjashtimi nga loja. Mendoj se në këtë situatë është dëmtuar Bayerni”, deklaroi Hadri për “GazetaBlic Sport”.
Nuno mendes should be off!
— JACINTA❤️ (@JacentaArs) May 6, 2026
Eksperti i referimit komentoi edhe episodin e shumëdebatuar të penalltisë, duke theksuar se sipas interpretimit të rregullave nuk kishte elemente për të akorduar penallti.
“Te rasti i penalltisë, topi vjen nga një bashkëlojtar, i cili tenton ta largojë, por topi merr një trajektore të papritur dhe përfundon te krahu i Neves. Nga pamjet shihet qartë se nuk kemi të bëjmë me një prekje të qëllimshme. Lojtari reagon instinktivisht, duke tentuar të mbrojë fytyrën, ndërsa lëvizja e krahut është në funksion të lëvizjes natyrale të trupit. Në bazë të rregullave të IFAB-it, në raste të tilla nuk kemi penallti. Vetëm nëse krahu do të ishte mbi nivelin e shpatullës, atëherë situata do të ndëshkohej me penallti, edhe pse topi vinte nga bashkëlojtari”, përfundoi Hadri.
Deflection from Teammate: If the ball directly strikes your hand from a teammate’s clearance, it is usually deemed natural and not a penalty.
Joao pinheiro made the right call not award Bayern penalty!
pic.twitter.com/Bf18IZVTiI— TopCee (@UtdTopCee) May 6, 2026
/GazetaBlic Sport/


