Sporti

Dy djemtë e Zlatan Ibrahimovic, Maximilian dhe Vincent do t’i bashkohen akademisë së Milanit

08/10/2022 10:28
nga:Mergim Rreci

Dy djemtë e Zlatan Ibrahimovic, Maximilian dhe Vincent thuhet se do t’i bashkohen sistemit të të rinjve të Milanit.

Veterani 40-vjeçar suedez u kthye në Milanello së fundmi për të vazhduar rikuperimin e tij pas një operacioni të fundit në gju dhe lojtari nuk erdhi vetëm. Ibrahimovic më parë ishte duke e ndarë kohën e tij mes Italisë dhe Suedisë, ku jetonin gruaja e tij Helena dhe dy djemtë Maximilian dhe Vincent, por tani ata janë bashkuar me babanë e tyre në Milano, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Corriere della Sera, të dy Maximilian dhe Vincent do të regjistrohen në sistemin e të rinjve të Milanit, ku i pari do t’i bashkohet skuadrës U-17 dhe i dyti do të integrohet në ekipin U-15. Asnjëri lojtar nuk është një sulmues si babai i tyre, me të dy që luajnë në mesfushë.

Lidhja mes Ibrahimovic dhe Milanit po bëhet gjithnjë e më e fortë, duke i shtuar peshë teorisë se ai do t’i bashkohet klubit si drejtor sapo karriera e tij e lojës t’i afrohet fundit. 40-vjeçari pritet të rikthehet në fushë në fillim të vitit 2023, pas Kupës së Botës në Katar.

/GazetaBlic Sport/