Martin Braithwaite dha një intervistë për Radio Catalunya, duke folur për largimin nga Barcelona dhe mënyrën se si u fishkëllua nga tifozët.
“Njerëzit nuk dinë gjithçka që ndodhi. Ju shikoni lajmet dhe gjithçka që mund të them është se shumë gjëra nuk ishin të vërteta. Megjithatë, unë marr shumë gjëra pozitive nga Barcelona dhe jam aty ku dua të jem”, shpjegoi ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Dhe për kohën e tij në Camp Nou, Braithwaite bëri një pretendim befasues.
“Dembele bën më shumë ndryshim se Lewandowski. Mos më keqkuptoni, Roberti është një lojtar i madh, shënon shumë gola dhe është një profesionist i shkëlqyer, por Ousmane… Messi është nga një botë tjetër, por nuk kam parë kurrë diçka si Dembélé, ai ka një talent të madh». përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


