Sporti

Tri ndeshje shumë interesante sot në Superligën e Kosovës

04/29/2026 09:53
nga:Mergim Rreci

Në këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës.

Tri ndeshje do të zhvillohen sot, kurse dy të tjera nesër, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita dhe Prishtina përballen sot në Gjlan, kurse Llapi e pret Prishtinën e Re në Podujevë. Sot, Malisheva dhe Gjilani duelojnë poashtu në stdiumin ‘Liman Gegaj’.

Nesër, Drenica sfidon Ballkanin në ‘Bajram Aliu’, kurse Ferizaj dhe Dukagjini, dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës përballen edhe në Superligë.

Të gjitha takimet luhen me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/