Sporti

Gjithçka e kryer, Lisandro Martinez është futbollist i ri i Manchester United

07/14/2022 13:23
nga:Mergim Rreci

Manchester United ka arritur marrëveshje me Lisandro Martinez për 46.5 milionë funte (55 milionë dollarë).

Negociatat me Ajax tani janë në një fazë të avancuar, me një marrëveshje që pritet të arrihet për ta bërë qendërmbrojtësin Erik ten Hag nënshkrimin e dytë të verës, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç zbulohet nga GOAL, United u zhvendos në ‘pole position’ për Martinez pasi ofertuesit rivalë, Arsenali, u tërhoqën me besimin se lojtari favorizonte një lëvizje në “Old Trafford”.

Ajax kishte hezituar të shesë, duke refuzuar ofertat e mëparshme prej rreth 40 milion £ (47 milion dollarë). Por reprezentuesi argjentinas e bëri të qartë se dëshironte një lëvizje në Premier League dhe të ribashkohej me Ten Hag, i cili ishte menaxheri i tij me kampionët holandez.