Sporti

‘Kokëdhimbje’ për Simeonen, kjo është statistika shumë negative e Atletico Madrid në këtë edicion

03/15/2022 16:22
nga:Mergim Rreci

Manchester United dhe Atletico Madrid do të përballen sonte duke filluar nga ora 21:00 në Old Trafford në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante në “Old Trafford”, atje ku dy skuadrat kërkojnë kualifikimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i takimit të parë lë të hapur mundësinë për të dyja taboret. Atletico Madrid nuk e ka mbajtur portën e pastër në asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Kjo është një statistikë shumë negative për klubin nga Spanja, me trajenerin Simeone që nuk ka arritur asesi të “blindojë” portën me mbrojtjen e tij.

/GazetaBlic Sport/