Kosova U17 ka siguruar vetëm një barazim në ndeshjen ndaj Andorës U17.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky rezultat nuk është aspak pozitiv bazuar tek cilësitë shumë më të dobëta që ka kundërshtari, ku ka 14 ndeshje rresht pa fitore dhe madje nga 14 ndeshjet e fundit, 12 prej tyre i ka humbur.
Tek gjithë historia e Kombëtares U17 të Andorrës, kjo kombëtare ka vetëm tre fitore, gjë që është një tregues shumë i qartë për kualitetin që ka.
Në dy ndeshjet e radhës, ‘Dardanët’ përballen me Qipron dhe Moldavinë.


