Lajme

E jashtëzakonshme: Arsenali është kampion i ri i Premier League

05/19/2026 22:27
nga:Mergim Rreci

Arsenali është shpallur matematikisht kampion i ri i Premier League, pas humbjes së Manchester City ndaj Bournemouth, rezultat që vulosi garën për titull në elitën e futbollit anglez.

“Topçinjtë” rikthehen kështu në fronin e futbollit anglez pas 22 vitesh pritje, duke fituar titullin e parë kampion që nga sezoni historik 2003/04, kur skuadra legjendare e drejtuar nga Arsène Wenger përfundoi kampionatin pa asnjë humbje.

Sezoni i jashtëzakonshëm i Arsenalit është shpërblyer me trofeun më të rëndësishëm në Angli, ndërsa tifozët në Londër dhe në mbarë botën kanë nisur festën për rikthimin e klubit në majën e futbollit anglez

/GazetaBlic Sport/