Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryetarit Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e përshkruar gjendjen në kryeqytet si alarmante.
Ai gjithashtu ka ngritur shqetësime për gjendjen financiare të ndërmarrjeve publike, duke theksuar se disa prej tyre janë afër falimentimit.
“Realiteti është ky: kolona si asnjëherë më parë, mbeturina gjithandej, problemi me qentë endacakë, rrugë me gropa dhe shumë pak investime. Në anën tjetër, kemi degradim të shërbimeve që i ofron Komuna e Prishtinës, gjendje pothuajse pranë bankrotimit të shumë ndërmarrjeve, duke filluar nga “Pastrimi”, “Prishtina Parking” dhe shumë shpejt pritet të përkeqësohet gjendja edhe në ndërmarrjen “Trafiku Urban”, sepse tash e dy muaj nuk është bërë asnjë pagesë për kilometrat e kaluar”, tha Sveçla për GazetaBlic.


